Blije këtë produkt
800 Lekë

Jeta në sytë e Vikit ( Botuar nga: Ombra GVG në 2019 )

Autori:  Petra Soukupova
Përkthyesi:  Ani Hafizi

Viki [Viktori] 10-vjeçar është një fëmijë i llastuar dhe i trazovaç i cili jeton në Pragë me mamanë e tij, Hanën, një aktore teatri, e cila përpiqet fort të menaxhojë jetën e saj, duke mos lënë pas dore edhe edukimin e të birit. Asaj i ofrohet të luajë një rol të rëndësishëm në një serial filmik që do të xhirohet larg Pragës. Që të mund t'i kushtohet totalisht këtij roli ajo e dërgon të birin të qëndrojë tek mamaja e saj në fshat, duke mos i marrë në konsideratë kundërshtimet e tij. Viki ndihet i "mashtruar dhe i tradhtuar" njëkohësisht dhe dëshpërohet akoma më shumë nga gjyshja e tij e rreptë, e cila me sa duket është e qarta në kërkesat e saj. Historia rrjedh duke i ndërthurur jetët e këtyre personazheve, ndërsa arrijmë të kuptojmë se marrëdhëniet e ngushta familjare dhe dashuria e ndërsjellë dhe pa kushte përbëjnë një bazament të fortë që të mbështetesh dhe të jep forcë për të përballuar të gjitha sfidat e jetës. "Autorja vërteton të gjitha pikat e saj të forta në këtë roman. Ajo është një psikologe e mirë dhe e njeh botën e personazheve, të cilët janë realë dhe mjedisi në të cilin i vendos ata është mjaft bindës. Gjuha që autorja përdor dhe veçanërisht dialogjet janë brilantë. Petra Soukupova është në kulmin e arritjeve të saj." —Milan Sefl Tydenik Rozhlas "Kjo shkrimtare e talentuar çeke na surprizon përsëri me këtë vepër. Ajo mbetet një vëzhguese shumë e mirë e marrëdhënieve njerëzore dhe shkruan shkurt dhe saktë me një gjuhë që nuk tingëllon aspak artificiale. Petra nuk stërhollohet në figurat letrare dhe "refuzon" që të marrë rolin e gjykatëses së personazheve. Teksti i saj mbart në vetvete një stilistikë të veçantë dhe i njeh mirë rregullat e romanit. Kjo është arësyeja që ky roman të mbetet gjatë në kujtesë" —Lubomir Jasko Knihy na dosah

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 06 248 2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 396
  • Përmasat e librit: 133 x 205 x 37 mm

Njihu me Autorin

Petra Soukupova -

• PETRA SOUKUPOVA ka lindur në vitin 1982. Ajo është dramaturge, skenariste dhe shkrimtare bashkëkohore çeke. Ka studiuar për skenariste dhe dramaturgji në shkollën e filmit dhe të televizionit të Akademisë së Arteve të Aplikuara (FAMU) në Pragë. Është autorja e shtatë librave deri më tani, dy ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania