Jeta e gënjeshtërt e të rriturve ( Botuar nga: Botime Pegi në 2020 )
Për të përballuar jetën dhe përditshmërinë, njerëzit gënjejnë, mbi të gjitha gënjejnë veten. Në çastet kur faji dhe turpi i kanosen ndërgjegjes, kur këto ndjenja tronditin bindjet tona më të thella për imazhin që kemi për veten, gënjeshtrat apo "përrallat e bukura" duket se na vijnë në ndihmë për të na mbrojtur nga përballja me realitetin. Rinia e trazuar, lidhjet familjare të rreme dhe mbytëse, dashuria, e vërteta lakuriqe, tradhtia, dhe jo vetëm ajo bashkëshortore, miqësitë e sëmura, krizat e identitetit përbëjnë brumin mbi të cilin Ferrante sfidon mitin e familjes së lumtur dhe na shoqëron në këtë udhëtim të vështirë rritjeje.
"Jeta e gënjeshtërt e të rriturve" ka të bëjë, para së gjithash, me adoleshencën — një periudhë kur mashtrimi dhe vetëmashtrimi janë në shkallën e tyre më të lartë dhe, të rritesh, do të thotë t'i nxjerrësh të palarat në shesh vetes dhe të tjerëve. Por jo vetëm kaq. Personazhet e Elena Ferrante-s jetojnë me emocione të jashtëzakonshme, pasione përpirëse dhe, sado që bëjnë çmos të fshehin gënjeshtra të dhimbshme, jeta u nxjerr në pah të vërteta tronditëse.
“Më duket vetja e shëmtuar, e ligë, por prapë kërkoj të më falin dashuri.”
“Struktura e thellë e psikikës së personazheve është e njëjta: dashuria mbetet në qendër të jetës së këtyre vajzave më shumë se ç'duhet; dashuria ngatërrohet me seksin; dëshira, më shumë se sa i verbon personazhet, u rrëmben aftësinë e gjykimit dhe e vë këtë në shërbim të saj.”
-New York Times
“Personazhet më të gjalla të Ferrante-s janë gjithnjë të hapura ndaj ndikimit reciprok. Ata ndryshojnë dhe zhvendosen pikërisht aty, në fletë, kundër vullnetit të tyre, mu përpara syve tanë.”
-The National Book Review
Çmimi:
1400 Lekë