Blije këtë produkt
1200 Lekë

Jeta e fshehtë e shkrimtarëve ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2020 )

Autori:  Guillaume Musso
Përkthyesi:  Nonda Varfi

”Të gjithë kanë tre jetë: një jetë private, një jetë publike dhe një jetë të fshehtë...” Gabriel García Márquez Në vitin 1999, pasi kishte botuar tre romane të shndërruara në kult, shkrimtari i njohur Natan Fawles njoftoi se nuk do të shkruajë më dhe tërhiqet në Bomont, një ishull i egër dhe sublim në brigjet e Mesdheut. Vjeshtë 2018, Fawles nuk ka dhënë asnjë intervistë të vetme për njëzet vjet. Ndërsa romanet e tij vazhdojnë të rrëmbejnë lexuesit, Matilda Monej, një gazetare e re zvicerane, mbërrin në ishull, tepër e vendosur për të zbuluar sekretin e tij. Të njëjtën ditë, trupi i një gruaje zbulohet në një plazh dhe ishulli mbyllet nga autoritetet. Pastaj fillon një përballje e rrezikshme midis Matildës dhe Natanit, ku përplasen të vërteta të fshehura dhe gënjeshtra të pranuara, ku preken rrëshqanthi dashuria dhe frika... “Ndërtuar me mjeshtëri! Asnjëherë Guillaume Musso nuk i ka rrëmuar karakteret e tij kaq mirë, nuk u ka dhënë atyre kaq thellësi psikologjike.” -Bernard Lehut - RTL “Shkrimi është gjithnjë po aq i rrjedhshëm, i mprehtë, që të lë pa frymë.” -Bernard Thomasson, - France Informacion “Një histori miqësish helmuese, thriller që (pothuajse) të gjithë prisnin.” -Pascale Frey - SHE “Midis Twin Peaks and Hitchcock-ut.” -La Republicca

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota shqiptare (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 00 392 8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 315
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 26 mm

Njihu me Autorin

Guillaume Musso -

Roman pas romani, Guillaume Musso ka krijuar një lidhje krejt të veçantë me lexuesit e tij. I lindur në Antibes më 1974, ka filluar të shkruajë pas studimeve dhe s’ka ndaluar më, edhe pasi u bë profesor i Ekonomisë. Librat e tij, të përkthyer në 40 gjuhë, dhe shumë herë të përshtatur për ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania