Blije këtë produkt
1500 Lekë

Jeta e fshehtë e Salvador Dalisë e treguar nga ai vetë ( Botuar nga: Onufri në 2016 )

Autori:  Salvador Dali
Përkthyesi:  Guri Shyti

Salvador Dalí është një nga origjinalët më të mëdhenj të shekullit XX. Tablotë e tij gjeniale janë të njohura, madje, edhe për ata që nuk shfaqin ndonjë interesim të veçantë për artin pamor. Ndërsa zbulimet tronditëse lidhur me jetën e tij, si dhe arsyetimet e holla ironike për njerëzit e sendet, i japin mundësi lexuesit që, me sytë e mjeshtrit të madh të të parit të botës, ta shikojë botën që e rrethon ndryshe nga ç është pranuar nga të gjithë.nPiktori, stilisti dhe regjisori Salvador Dali (1904-1989) ishte një nga figurat më interesante dhe më provokuese në artin e shekullit të 20-të.nNjë pionieri Surrealizmit, ai është admiruar dhe sulmuar për imagjinatën e subkoshiencës që projektoinë pikturën e tij, së cilës disa herë i referohej si:  fotografi ëndrre e pikturuar me dorë .nKjo autobiografi e hershme, që zgjat deri në fund të tridhjetave, është aq e paparashikueshme dhe provokuese, sa dhe arti i tij.nVetë portretizimi shumëngjyrësh fillon me rikoleksionimet e tij të hershme dhe mbaron në kulmin e suksesit të tij të hershëm. Titujt dhe nën titujt provokues të kapitujve - si:  Kujtime brenda barkut të nënës ,  Përvetësimi i lavdisë ,  Përjashtimi i përhershëm nga Akademia e Arteve të Bukura ,  Dendizmi dhe burgu ,  Mua më përzënë nga shtëpia ,  Pjesëmarrja në revolucionin surrealist dhe pozicioni im dhe  Zbulimi i makinës së fotografimit të mendimeve thjesht të parapërgatitin për  zbulimet tërheqëse që pasojnë.nNë libër shfaqen pamje mrekulluese të artistit ambicioz, brilant, kërkues, i cili dizenjoi ambientet e teatrit, pjesën e brendshme të dyqaneve dhe bizhuteritë po aq thjesht sa ç bëri filmat dhe pikturat surrealiste.nKjo është arsyeja që mund të formojë dhe të krijojë me teknikën më virtuale, nga njëra anë, imazhet e qeta dhe të bukura rafaeliane dhe, nga ana tjetër, pamje të frikshme të orëve të buta, të djegies së gjirafave dhe trupave të vdekur të mbuluar, fluturues.nKush do që është i interesuar për artin e shekullit të njëzetë dhe për një nga figurat më karizmatike dhe më të talentuara të këtij shekulli, duhet të lexojë patjetër  Jetën e fshehtëtë Salvador Dalisë .

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-433-95-4
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 320
  • Përmasat e librit: 16 x 245 x 33 mm

Njihu me Autorin

Salvador Dali -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania