Faqja e autorit

Jalal ad-Din Muhamma Rumi


Rumi është poeti mistik më i zjarrtë dhe më i thellë i njerëzimit. Praninë përherë në të tanishmen ia mundësojnë fjalët që ai ka hedhur në letër. Ato të befasojnë me dritat e ndezura të një kujtese të gjithësishme, duke e lidhur burimin e gjithçkaje me Thelbin e Shpirtit. Ai është i vetmi dijetar i madh që arriti të shprehte një sistem të tërë mendimi nëpërmjet poezisë, të cilën e përshkon një fill i përveçëm dhe i papërsëritshëm estetik. Për gati 750 vjet poezia i tij ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë miliona njerëz anembanë botës, me mjeshtërinë e fjalës poetike, shpirtin e besimit, fshehtësinë e ritit, hyjnoren, mistiken dhe thellësinë e mendimit filozofik.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania