L Rowling eshte autorja e shtate librave te sages se "Harry Poterit", te botuar ne periudhen mes viteve 1997 dhe 2007, 450 milione kopje te shitura ne te gjithe boten, ne me shume se 200 territore dhe te perkthyer ne 79 gjuhe. Keto libra jane bere tete filma te bujshem nga Warner Bros. Rowling-u ka shkruar tre vellime shoqeruese per bamiresi: KAfshet Fantastike dhe ku mund te gjenden, Kuidici neper shekuj mbeshtetje te Comic Relief dhe Perrallat e Badell Bidllit ne ndihme te shoqates se saj bamirese per femije, "Lumos". Ne vitin 2012, J.K. Rowling krijoi Pottermore, nje projekt dixhital ku ndjekesit e saj mund te lexojne materiale te reja dhe me te thelluara ne boten magjike qe ajo ka krijuar. Ajo ka bashkepunuar me shkrimtarin Jack Thorne dhe producentin John Tiffany per venien ne skene te drames Harri Poter dhe Femija i Mallkuar, Pjesa e Pare dhe e Dyte, e cila u shfaq si premiere ne vitin 2016 ne teatrin West End ne Londer.
Rowling eshte edhe autorja e nje romani per te rritur ,Rastesisht nje vend bosh", dhe me pseudonimin Robert Galbraith, i tre romaneve thriller me personazh kryesor detektivin Kormoran Strajk, te cilet jane pershtatur per televizionin BBC. Kafshet Fantastike dhe ku mund te gjenden, eshte skenari i pare per film nga J.K. Rowling.