Faqja e autorit

Ismije Beshiri


ISMIJE BESHIRI ka lindur në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Shkollën fillore e ka kryen në vendlindje. Gjimnazin në Bremen të Gjermanisë dhe studimet në Ludwig Maximilian Universitet, München, në degën e Historisë së Europës Juglindore. Po aty ka vijuar studimet e magjistraturës në vitin 1993. Gjatë viteve të studimeve 1989-1994 ka punuar si përkthyese dhe gazetare për mediume të ndryshme gjermane, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Pas studimeve ka punuar një kohë si gazetare dhe analiste, pastaj si këshilltare politike për organizata të ndryshme ndërkombëtare, si OSBE, OKB dhe BE.

Autorja gjithashtu ka botuar artikuj dhe studime me temë nga politika dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania