Blije këtë produkt
1200 Lekë

Ishulli ( Botuar nga: Botime Pema në 2019 )

Autori:  Aldous Huxley
Përkthyesi:  Rudi Erebara

Në romanin e tij të fundit, i cili është konsideruar më i rëndësishmi prej tij, Aldous Huxley na dërgon në ishullin e largët të Paqësorit, Pala, ku një shoqëri ideale ka lulëzuar për 120 vjet. Pashmangshmërisht, ky ishull i lumturisë ndjell zilinë dhe armiqësinë e botës që e rrethon. Një komplot po merr jetë për të futur nën sundim Palan, dhe ngjarjet zënë fill kur një agjent i komplotistëve, një gazetari të quajtur Farnabi, i mbytet anija aty. Atë që Farnabi nuk e pret është se si koha që do të kalojë me njerëzit e Palas, do të revolucionarizojë të gjitha vlerat e tij dhe — për habinë e tij të madhe — do t'i japë shpresë. "Ishulli është i mirëpritur dhe nga shumë anë, një shtim i papërsëritshëm i shoqërisë së librave të zgjedhur - nga Platoni deri sot - të cilët kanë paraqitur, në kushtet e përfytyrimit, një pamje koherente të asaj çfarë shoqëria nuk është por mund të jetë." - NEW YORK TIMES BOOK REVIEW "Një prej romaneve vërtet të mëdhenj filozofikë." - The Times (Londër) “Ishulli mbetet me rëndësi dhe jashtëzakonisht i këndshëm.” - Washington Post Book World

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pema (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9951 721 66 0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 390
  • Përmasat e librit: 135 x 205 x 19 mm

Njihu me Autorin

Aldous Huxley - 26 Korrik 1894

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania