Blije këtë produkt
1080 Lekë

Instinkti i vdekjes ( Botuar nga: Albas në 2015 )

Autori:  Jed Rubenfeeld
Përkthyesi:  Vladimir Bica

Nju Jork, 1920. Sapo ka mbaruar Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e njëzetës nuk kanë filluar akoma. Fabrikat po mbyllen, familjet po humbasin shtëpitë e tyre. Burrat pa punë janë të ndaluar të pinë sipas ligjit të ri të Ndalimit të Alkoolit. Rrugët e Manhatanit njehsohen me ndjenjat e kundërshtimit dhe të pasioneve të pashprehura ndaj gjendjes në vend. Uoll Striti... shpërthen. Është sulmi terrorist më shkatërrimtar dhe më vdekjeprurës i kryer deri atëherë në truallin e Shteteve të Bashkuara. Të kapur në vorbullën e këtyre ngjarjeve janë veterani i luftës Stratham Janger, polici detektiv Xhimi Litelmor dhe bukuroshja enigmatike Koletë Russo. Një varg misterioz faktesh, së bashku me një seri sulmesh të pashpjegueshme ndaj Koletës dhe një e shkuar e saj e groposur thellë, e shoqëron këtë treshe në një udhëtim sa të mundimshëm aq edhe interesant, nga Parisi në Pragë, nga çatia e qiellgërvishtësit më të lartë në botë në katastrofat më sekrete nën tokë të Thesarit të SHBA, nga shtëpia e Sigmund Frojdit në Vjenë, në sallat e Kongresit në Uashington DC. Ndërsa pjesëzat e frikshme, në dukje pa lidhje, të enigmës fillojnë të bashkohen, Jangeri dhe Litelmori zbulojnë sekretin e Koletës dhe të vërtetën shokuese të aktit terrorist në Uoll Strit. E vendosur në sfondin e bombardimit shkatërrimtar të Uoll Stritit në shtator 1920, një ngjarje historike reale që mbetet edhe sot e kësaj dite e pazbuluar, Instinkti i vdekjes lidh përsosmërisht faktin me sajesën, vrasjen me pasionin, ankthin me aventurën, në një histori që flet për të fshehtat më të thella të instinkteve tona më primitive.

Çmimi: 1080 Lekë
Blije këtë produkt
1080 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Albas (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-02-559-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 408
  • Përmasat e librit: 150 x 229 x 21 mm

Njihu me Autorin

Jed Rubenfeeld -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania