Faqja e autorit

Inci Aral


INCI ARAL shkrimtare e njohur turke, ka lindur në vitin 1944 në Denizli. Aktualisht jeton në Stamboll, me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Pasi u diplomua për pikturë në Institute of Education (sot Universiteti Gazi), punoi si mësuese në Manisa, Samsun, Izmir dhe Ankara. Edhe pse studioi për pikturë, Aral filloi të merrej seriozisht me letërsinë. Nga tregimi i shkurtër, shumë shpejt e përqendroi vëmendjen tek romani.

Shumë tregime dhe romane të saj janë përkthyer në gjuhë të ndryshme, duke bërë që fama e saj të kalojë përtej Turqisë. Sot, Inci Aral është një nga zërat më të njohur të letërsisë bashkëkohore turke në Amerikë.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania