Imaret nën hijen e kullës së sahatit ( Botuar nga: Toena në 2022 )
Arta në vitin 1854, periudha e pushtimit otoman. Dy djem, për të cilët ishte e shkruar që të bëheshin miq si vëllezër, Londo dhe Nexhipi, lindin të njejtën natë. Romani ndjek hap pas hapi dhe në këndvështrimin e secilit jetën e tyre në periudha të qeta, por edhe në kohëra tensionesh dhe kryengritjesh, duke na paraqitur, rishtas dhe në mënyrë unike, një epokë të tërë.
Shkolla Ndërdisiplinore, rrengje fëmijërore kundër armikut të tyre të betuar, Fazganos, vëllezërit binjakë hebrenj Jozef dhe Menahem, dashuria e cila për të dy miqtë pati zhvillime të papritura, figurat e dy nënave, Agnisë dhe Safijes, Anastasia kozmopolite, mbrëmje vallëzimi, Kafenetë Aman, luftë me gurë, Ramazani, hamamet, Karagjozi turk, prostitucioni, shkishërimet, çifçinj dhe çifligarë, rrugaçe të asaj periudhe, nacionalizëm dhe intolerancë, pasuri dhe mjerim, jetë e embël dhe e hidhur.
Çmimi:
1200 Lekë