Blije këtë produkt
1300 Lekë

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale ( Botuar nga: Onufri në 2014 )

Autori:  Fatos Tarifa

“Fatos Tarifa, është një ndër kampionët më luajalë dhe më efektivë të sociologjisë. Ai është themeluesi i vërtetë që e solli këtë disiplinë në Shqipëri dhe krijoi lidhje të shumta, të rëndësishme dhe një bashkëpunim jetëgjatë me sociologë në shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Tarifa është një provë egjallë e asaj krijimtarie të jashtëzakonshme që buron prej intuitës sociologjike. Në çdo përpjekje të tij, si në Tiranë, ashtu edhe në Karolinën e Veriut, në Hagë, në Uashington dhe në Miçigan, Fatos Tarifa ka mbetur një studiues entuziast i kushteve të jetës njerëzore dhe një analist i mençur i problemeve të sotme dhe i prirjeve të ardhshme të zhvillimit shoqëror. Unë kam bindjen se ky vëllim i ri ju ofrohet nga një pedagog-studiues-diplomat me cilësi të rralla dhe s'kam dyshim se lexuesi do të gjejë në të një libër sa informues, aq edhe të këndshëm për t'u lexuar.”- Prof. Jay WEINSTEIN, University of Miami. “Fatos Tarifa është një ndër studiuesit më interesantë dhe më kreativë të kohës sonë. Unë do ta rendisja atë pothuaj mbi të gjithë studiuesit e tjerë të brezit të tij që kam njohur nga Europa Lindore....Tarifa ka një sens shumë të fortë bindës për probleme të rëndësishme teorike dhe empirike, si edhe imagjinatën sociologjike për t’i trajtuar ato në një mënyrë të re dhe kreative. Unë nuk kam dyshuar asnjëherë se komuniteti ndërkombëtar i shkencave sociale një ditë do ta njohë Fatos Tarifen si një influencë shumë të rëndësishme. Ne në Perendim e kemi kurorëzuar atë si sociologun shqiptar më të shquar .Unë besoj se ai do të krijojë studime mbi Shqipërinë dhe Europën Lindore të cilat do të mbahen mend dhe do të përbëjnë një kontribut jetëgjatë në historinë e ideve.”- Prof. Barbara HEYNS, New York University. “Fatos Tarifa u ka sjelië gjithnjë kënaqësi dhe gëzim atyre prej nesh që kanë pasur privilegjin ta njohin atë qysh në ditët e para kur ai u vendos në SHBA. Gjithnjë njeriu me i sjellshëm, një studjues i pasionuar dhe një autor i shkëlqyer, që më shokon dhe më sjell në vete.”- Prof. Judith BLAU, University of North Carolina, Chapel Hill.

Çmimi: 1300 Lekë
Blije këtë produkt
1300 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2014)
  • Botuar në: 2014
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-164-92-6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 344
  • Përmasat e librit: 158 x 234 x 23 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania