Buy this product
4000 Lekë

Ilirët deri te shqiptarët ( Published by: Migjeni in 2014 )


Prof. Ceka thekson se studimi hedh dritë edhe mbi lindjen dhe origjinën e gjuhës shqipe si dhe trajton gjerësisht pjesëmarrjen aktive të ilirëve në qytetarinë romake. Sipas tij, një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar fuqishëm në mbijetesën dhe kompaktësimin e popullsisë shqiptare ka qenë edhe konflikti i madh me sllavët në atë periudhë kur këta të fundit u vendosën në rajon. Prof. Neritan Ceka i shkroi kapitujt e parë të këtij studimi që në vitin 1987 për ta dërguar në shtyp kohët e fundit. Ai trajton një nga cështjet më të rëndësishme të kulturës shqiptare, pasion që e ka të trashëguar nga i ati, Hasan Ceka, gjithashtu një arkeolog i njohur shqiptar. Libri "Ilirët" në shqip u publikua për të herë të parë në takime me studentë të Universiteteve të Tiranës dhe të Elbasanit, si dhe në Institutin Albanologjik të Prishtinës, duke ngjallur menjëherë interesimin e qarqeve shkencore universitare.

Price: 4000 Lekë
Buy this product
4000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Migjeni (2014)
  • Published in: 2014
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-4074-7-4
  • Format: Hardcover
  • Page nr.: 544
  • Book dimensions: 169 x 241 x 35 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania