Blije këtë produkt
1000 Lekë

Iliada ( Botuar nga: Onufri në 2015 )

Autori:  Homeri
Përkthyesi:  Gjon Shllaku

Ngjarjet e  Iliadës janë vendosur nëvitin e fundit të Luftës së Trojës. Konflikti legjendar përbën sfondin për subjektin qendror të historisë: mërinë e heroit grek, Akilit.nTipar karakteristik i mitologjisë greke është se në të kanë mbizotëruar heronjtë dhe historitë heroike. Kjo e bën atë unike midis mitologjive botërore. Në pjesën më të madhe të mitologjive, heronjtë janë ose të zakonshëm ose mungojnë krejtësisht. Pozicioni sipëran i poemave homerike në letërsinë greke është e lidhur me këtë, edhe pse ne nuk jemi në një fushë ku mund të gjejmë një marrëdhënie të thjeshtë shkak-pasojë. nZëvendësimi i madhështores, së paqartës dhe mizores me imazhin njerëzor dhe nivelin njerëzor është, ndoshta, arritja më themelore dhe që do të zgjasë më shumë nga të gjitha arritjet e Greqisë, si në letërsi edhe në art. Te  Iliada kjo arritje shfaqet tashmë e përfunduar.nNë poemat homerike, të nënshtruara një kritike të rreptë, do të japin një përkthim veçanërisht të ndryshëm nga ai i pranuar prej helenistëve zanatçinj. Le të marrim vargun e pare të Iliadës: Mhninaeide, Jea, Õhlhiadew AcilhoV, që kemi zakon ta përkthejmë kështu: Chante déesse, la colèred Achille, fils de Plélée (Këndo perëndeshë, zemërimin e Akilit, birit të Peleut). Këtu nuk ka asnjë fjalë që të jetë përkthyer si duhet, veç në përjashtofshim Akilin.nMhniV nuk kadashur të thotë zemërim, por mendimi ngulët, si dëshmojnë fjalët e së njëjtës familje: menw mania, në greqisht; maneo, në latinisht, etj., të cilat shprehin të gjitha idenë e ndaljes, të qëndrueshmërisë. Së fundi, mhniV është ruajtur në shqipen e veriut mëni ku ka kuptimin rancune. Zemërim dhe mëri nuk kanë të njëjtën vlerë; do të guxoja madje të thosha se të dyja ndjenjat janë diametralisht të kundërta, e para karakterizohet nga vrazhdësia dhe shkurtësia, e dyta nga këmbëngulja dhe qëndrueshmëria. Zemërimi i Akilit pat zgjatur tepër sa për ta quajtur zemërim; mos dyshoni  helenistë të mirë se qe mëria që e brente.nnFAIK KONICAnnPoemat homerike  Iliada dhe  Odiseja s janë, veçse kronika të dy zhvendosjeve. E para, një lëvizje popujsh, trupore, brutaledrejtLindjes (Iliada), e dyta, një lëvizje vetmitare, fine, për më tepër, shpirtërore, drejt Perëndimit (Odiseja).nnISMAIL KADARE

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-186-69-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 632
  • Përmasat e librit: 160 x 240 x 30 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania