Buy this product
500 Lekë

Idioma kineze ( Published by: Onufri in 2014 )

Translator:  Hou Yuping,

"Idioma kineze" përfshin vetëm një pjesë të vogël, por përfaqësuese nga thesari i pafund i idiomave të gjuhës kineze. Idiomat janë një pjesë thelbësore e çdo gjuhe dhe kur është fjala te gjuha kineze, ato vlerësohen si perla të çmuara të saj. Çdo idiomë e gjuhës kineze mbart me vete një histori. Ndër to disa janë mjaft interesante, disa kanë një domethënie të thellë, të tjera janë dëshmitare ngjarjesh në historinë kineze. Një gjë e tillë është me rëndësi të madhe, pasi lexuesi mund të njihet me historinë e gjatë, mençurinë e mprehtë dhe gjuhën e bukur të kombit kinez. Botimi i një libri të veçantë me idioma kineze dhe historinë e krijimit të tyre shpresojmë do të hapë një faqe të re në botimet mbi kulturën kineze në gjuhën shqipe dhe do të japë ndihmesën e vet në thellimin e shkëmbimeve kulturore mes Kinës dhe Shqipërisë. Bota e sotme po bëhet gjithnjë e më e ndërvarur, prandaj është shtuar edhe nevoja që popujt e vendeve të ndryshme ta njohin sa më mirë historinë, kulturën, mendësinë, doket dhe zakonet e njëri – tjetrit, për të shtuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar marrëdhënie sa më harmonike mes tyre. Për ta bërë edhe më të njohur te publiku shqiptar një prej qytetërimeve më të vjetra, më të pasura e më të veçanta në botë, siç është ai kinez, CRI Shqip në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Onufri", botojnë serinë e librave për historinë dhe kulturën kineze. Kjo seri përbëhet nga katër libra: "Tregime dhe legjenda kineze", "Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike", "Figura të historisë kineze" dhe "Idioma kineze".

Price: 500 Lekë
Buy this product
500 Lekë

Product Details

  • Publisher: Onufri (2014)
  • Published in: 2014
  • ISBN-13: 978-9928-186-01-0
  • Page nr.: 157
  • Book dimensions: 139 x 207 x 13 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania