Buy this product
1000 Lekë

I tillë jam ( Published by: in 2019 )


Shefqet Meko ka lindur në vitin 1959 në Pretushë të Pogradecit. Pasioni i tij ishte letërsia dhe gazetaria, por detyrohet të studiojë për veterinari. Në vitin e dytë të fakultetit emërohet kryeredaktor i gazetës "Studenti i Bujqësisë". Tregimet e para i botoi në revistën "Pionieri" qysh në vitin 1975, duke vijuar më pas deri në revistën "Nëntori". Diplomohet si mjek veteriner më 1983, por vijoi punën si drejtues i gazetës "Studenti i Bujqësisë". Përfundon studimet pasuniversitare për gazetari në Universitetin e Tiranës në vitin 1985. Kontribuon në shtypin e kohës me shkrime të ndryshme analitike e publicistike dhe pasqyron me objektivitet ne gazetën që drejton lëvizjen studentore të vitit 1990. Pas ndryshimeve demokratike punoi si gazetar në Radio-Tirana. Kujtohet për kronikat e tij në edicionet informative, emisionin radiofonik "Shi dhe diell", si dhe për kontributet në zhvillimin e shtypit bujqësor. Eshtë themelues dhe president i parë i Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë (SHGSHB) 1994, që e anëtarësoi në IFAJ (Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve të Bujqësisë). Ideoi e themeloi Qendrën Kërkimore për Zhvillimin Rural (QKZHR) 1997. Si drejtor ekzekutiv i kësaj organizate, Shefqet Meko mblodhi për herë të parë Forumin Shqiptar të ish-ministrave të Bujqësisë dhe Ushqimit më 1998. Prej vitit 1999, jeton me familjen e tij në Minneapolis, SHBA. Kontributet e tij nuk kanë reshtur në promovimin e vlerave shqiptare në shtetin ku jetot dhe më gjerë. Është themelues e president i Institutit Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet e kontributet (AAIRC), përmes së cilit ka ndihmuar disa familje emigrante shqiptare të fillojnë një jetë të re në Minneapolis. Së bashku me Alma Mekon kanë në pronësi të plotë biznesin privat Meko Properties LLC. Punon si këshilltar/koordinator biznesi në kompaninë amerikane Carhop (www.carhop.com). Shefqet Meko kontribuon në disa portale online, si dhe ka përkthyer e botuar në shqip librin "Çuditë e Amerikës" dhe përmbledhjen e tij publicistike "Unë, ikanaku shqiptar". Libri tillë jam..." është i pari i autorit si përmbledhje e krijimeve letrare në vite.

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Published in: 2019
  • ISBN-13: 978 9928 229 59 5
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 502
  • Book dimensions: 143 x 205 x 23 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania