Blije këtë produkt
1200 Lekë

I pushtuari dhe nata ( Botuar nga: Salta në 2022 )

Autori:  Brajan Sukaj

Atë natë nuk fjeti. Qëndronte i shtrirë duke parë abstraksionin e saj të hedhur në telajo. Kuptoi që dora e tij nuk do të pikturonte më në forma të tjera. Priti lindjen e diellit me padurim dhe, kur ky i fundit u shfaq nga hiçi, nga krenaja e malit që dukej nga dritarja e tij, u ngrit me vrull dhe u vesh. Doli përjashta, ashtu, i pakrehur, në kërkim të saj Ishte në dijeni që po bënte diçka të përbindshme. Nisi të llogariste me mend mundësitë e vendeve ku kishte më shumë gjasa që ta takonte. Shihte rreth e rrotull tij. Me siguri ato që e shihnin do të mendonin se, ose do të ishte ndonjë informator, ose do të ishte një i çmendur. Dikur kish lexuar një histori arabe. Bëhej fjalë për një poet të quajtur Kajs, i cili ra në dashuri me një vajze të quajtur Lejla. Që në fillim ishte një dashuri e pamundur, sepse prindërit e saj nuk donin që vajza e tyre të martohej me të. Atëherë ai doli në shkretëtirë duke thurur vargje të tilla të cilat, ata që i dëgjonin i vendosën emrin "Maxhnun", që do të thotë i pushtuar nga demonët. Çdo njeri që shihte, i dukej sikur shihte dashurinë e tij të pamundur.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Salta (2022)
  • Botuar në: 2022
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789928474902
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 268
  • Përmasat e librit: 134 x 205 x 21 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania