Blije këtë produkt
700 Lekë

I love Tom Hanks ( Botuar nga: Dudaj në 2009 )

Autori:  Elvira Dones

S'ishte e vërtetë, shiu kishte dëshirë të cikte tokën, të paktën ai, për të mos i lënë qytetarët të ndiheshin aq të vetmuar, ndryshe do t'i ngjasonin të gjithë profilit prej kukulle të kolegut aty në krah. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë, iu lut ajo dikujt, pa ditur se kujt. Të paktën ajo vetë të mos merrte gjasat e atij profili prej kukulle aq të vetmuar. Një kukull qepur në ndonjë dyqan tmerresh me gjilpërë të madhe sa një shpatë kryqtari, duke bashkuar leckat e ca shpresave që kurrë nuk do të bëheshin jetë.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2009)
  • Botuar në: 2009
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-0-130-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 236
  • Përmasat e librit: 135 x 192 x 13 mm

Njihu me Autorin

Elvira Dones -

Elvira Dones u lind në Durrës në vitin 1960. Ka diplomuar në Letërsi Shqipe dhe Letërsi Angleze në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Nga tetori i vitit 1988 jeton dhe punon në Zvicër. Në gjuhën shqipe ka publikuar : DASHURI E HUAJ, roman, Tiranë, 1997 (Botuar në italisht, në vitin 1998, me ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania