Blije këtë produkt
900 Lekë

I dashur Xhon ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2009 )

Autori:  Nicholas Sparks
Përkthyesi:  Ilirjan Isaraj

Kur Savana Lin Kërtis hyri në jetën e tij, Xhon Tairi e ndjeu se ishte gati të kthente një faqe të re në jetën e tij. Ishte një rebel i inatosur, kur u regjistrua në ushtri pasi kishte mbaruar kolegjin, sepse nuk dinte se çfarë të bënte tjetër. Më pas, gjatë një liridalje takon vajzën e ëndrrave të tij. Savana Lin Kërtis studionte në një nga kolegjet e Karolinës së Veriut, punonte për "Streha për Shpresë" dhe qe shumë e papërgatitur për tërheqjen pasionate që ndjeu për Xhon Tairin. Tërheqja ishte e dyanshme dhe shumë shpejt ajo u bë një nga ato dashuri që e detyroi Savanën të priste derisa Xhoni të mbaronte shërbimin ushtarak dhe ai të kuptonte se ishte gati të angazhohej me vajzën që i kishte rrëmbyer zemrën. Asgjë nuk e kishte parashikuar se 11 shtatori do të ndryshonte botën dhe do ta detyronte Xhonin të rrezikonte të gjitha ëndrrat dhe shpresat e tij. Si shumë femra dhe meshkuj krenarë, Xhoni do të zgjidhte midis dashurisë dhe detyrës ndaj vendit. Dhe pasi të gjitha këto të liheshin pas, Savana duhej të vendoste të priste apo të vazhdonte jetën e saj. Si të bëjmë zgjedhjen e duhur? Si mund ta përballojmë humbjen, pa u dorëzuar në dashuri? Tani, kur më në fund u kthye në Karolinën e Veriut, Xhoni do të zbulonte se dashuria për Savanën do ta detyronte të bënte zgjedhjen më të vështirë në jetën e tij. Një histori e jashtëzakonshme,"I DASHUR XHON" zbulon kompleksitetin e dashurisë - si i mbijeton ajo kohës dhe zemërthyerjes, dhe si na ndryshon përgjithmonë.

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota shqiptare (2009)
  • Botuar në: 2009
  • ISBN-10: 99943-939-2-8
  • Nr. faqe: 326
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 27 mm

Njihu me Autorin

Nicholas Sparks -

Nicholas Sparks u lind në Nebraska në vitin 1965 dhe ka studiuar në Universitetin Notre Dame. Prindërit e tij ishin Sparks Patrick, një shkencëtar, dhe Jill Marie. Ai ishte fëmija i mesëm i tre fëmijëve, me një vëlla më të madh Michael Earl Sparks "Micah" (1964) dhe një motër më të vogël, Danielle ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania