Author Page

Hysen Sinani


Hysen Sinani lindi më 7 shkurt të vitit 1949, në Tiranë, është shkrimtar dhe përkthyes shqiptar.
Është arsimuar në Tiranë, autodidakt. Ka kryer disa specializime në fushën e gazetarisë dhe botimeve. Në vitet 1964-1974 ka përvetësuar gjuhën franceze; 1974-1980 përvetësoi gjuhën italiane; 1990-1995 përvetësoi gjuhën greke.
Nga viti 1964 deri në vitin 1974, ka punuar si punëtor në disa ndërmarrje prodhimi, si Fabrika e Lullave, Uzina Dajti, Konsumi i Gjerë, Ndërmarrja e Montimeve Industriale, etj.
Nga viti 1974 deri në vitin 1985, ka punuar redaktor letrar dhe gazetar në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Në vitet 1986-1991 punoi përsëri punëtor në Uzinën e Traktorave dhe në Fabrikën e Llullave.
Në vitet 1991-1992 shkoi në emigracion në Greqi. Në vitet 1992-1994 u rikthye në Shqipëri dhe nisi veprimtarinë private me firmën e tij botuese “Artemida”, midis botimeve të së cilës është edhe fjalori Greqisht-Shqip, me rreth 20 000 fjalë, i hartuar nga vetë autori. Në vitet 1994-1999 shkoi përsëri në emigracion në Greqi, për shkak të falimentimit të firmës botuese, si edhe realizoi disa udhëtime njohëse si gazetar në Itali dhe Francë.
Në vitet 1999-2008 u rikthye në Tiranë, ku jeton dhe vepron si shkrimtar, publicist i lirë e përkthyes; krijimtarinë e publikon në faqet e shtypit letrar si gazeta "Drita", "Shqip", revista "Krahu i shqiponjës", etj.

View author books

All rights reserved. © 2015 Library Albania