Per shkak te situates se Covid-19, porosite jashte Shqiperise jane bllokuar deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to Covid-19 situation, orders for out of Albania have been blocked until a further notice.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
1000 Lekë

Hyrje në psikoanalizë 1 ( Botuar nga: Fan Noli në 2006 )

Autori:  Sigmund Freud
Përkthyesi:  Rexhep Hida

Vepra "Hyrje në psikoanalizë" që po i jepet lexuesit, nuk synon aspak të konkurojë veprat që janë tani në qarkullim nga kjo sferë e shkencës (Hitshmann, Freuds Neurosenlehre; 2 Aufl. 1913; Pfister. Die Psychoanalytische Methode; 1913; Leo Kaplan, Grundzüge der Psychoanalyse; 1914; Géges et Hernard, La psychoanalyse des névroses et des psychoses, Paris 1914; Adolf F Meier, De Behandeling Van Zenun zieken door Psycho-Analyse, Amsterdam 1915. Kjo është një paraqitje e saktë e leksioneve që kam mbajtur gjatë dy semestrave dimërorë të v. 1915-1916 dhe 1916-1917 para mjekëve të ndryshëm jospecialistë të të dyja sekseve). Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve. Nevoja për të ngjallur reaksion të menjëhershëm ka bërë që i njëjti objekt të shqyrtohej më se një herë, për shembull, herën e parë në lidhje me interpretimin e ëndrrave, dhe pastaj mbi problemet e neurozave.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2006)
  • Botuar në: 2006
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 99943-918-0-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 240
  • Përmasat e librit: 142 x 208 x 16 mm

Njihu me Autorin

Sigmund Freud -

Zigmund Frojd psikolog dhe psikiatër austriak. Themelues i psikonalizës. Nga viti 1932 profesor në Vjenë, kurse në vitin 1928 për shkak të hitlerianëve emigroi. Teoria e tij mbi jetën psikike ndikoi jo vetëm në zhvillimin e psikologjisë (Adleri, Jungu e tjerë), por me modifikime të ndryshme dhe ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania