Blije këtë produkt
1000 Lekë

Hollywood ( Botuar nga: Botime Pegi në 2019 )

Autori:  Charles Bukowski
Përkthyesi:  Iris Sojli

Sikur dikush t'i kishte thënë Henri Çinaskit se një ditë do të shëtiste me një BMW të hatashme, mes bulevardeve të Hollivudit, apo që do ta shoqëronin me një limuzinë në premierën e filmit, skenarist i të cilit do të ishte ai, me siguri do t'ia kishte kthyer: "Plako, paske pi shumë." Në romanin "HoIlywood", Henri Çinaski, alteregoja e Bukowski-t, tashmë i famshëm, ftohet të përshtatë në skenar filmi një libër të tij gjysmautobiografik. Me shumë dyshime, ai pranon dhe sakaq bëhet pjesë e vorbullës së quajtur Hollivud, me paradën e pafund të personazheve ekscentrike e të përkëdhelura: producentë, artistë, aktorë, regjisorë dhe gazetarë. Romani bazohet në përvojën e vërtetë të Bukowski-t si skenarist i filmit "Barfly". Me stilin e tij realist, Bukowski çjerr maskën e përciptë të botës së spektaklit, makutërinë pas parasë dhe hipokrizinë e shkëlqimit të rremë. Te "Hollywood", plaku i ndyrë Bukowski është në gjendjen e tij më të kthjellët. Romani është plot me sharje, seks dhe alkool. Megjithatë, ndërmjet gjithë këtyre, ai gjen momente të vërtetash për gjendjen njerëzore. “Njerëz të tjerë ishin ngjitur lart. Me sa dukej, askush nuk kishte ikur. Ç'kishte atjepër të qëndruar? Kontakte? Mundësi? Ç'vlerë kishin? A nuk ishte më mirë të mos bëje pjesë në atë biznes? Jo, jo. Kujt i pëlqen të jetë kopshtar ose shofer taksie? Kujt i pëlqen të jetë llogaritar? Artistë, a nuk ishim të gjithë? A nuk ishim më të zotë se aq? Më mirë të vuaje kësaj rruge, sesa tjetrës. Të paktën dukej më mirë.”

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 310 00 2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 246
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 23 mm

Njihu me Autorin

Charles Bukowski -

Charles Bukowski ka lindur në Andrenach në Gjermani me 16 gusht te vitit 1920. Dy vjet pas lindjës së tij, e gjithë familja emigron në Amerikë. Ata vendosen në Los Anxhelos, ku Bukowski qëndroi gjithë jetën. E gjithë jeta e tij është e shkruar në libra. Emri i tij i plote është Henry Charles Bukowski ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania