Blije këtë produkt
1500 Lekë

Histori e mendimit shqiptar ( Botuar nga: Plejad në 2019 )

Autori:  Ndriçim Kulla

Kërkimi i njëmendtë, pavarësisht se pjesët e kësaj njësie mendimi lëvizin në sinorë të ndryshëm kulture dhe nëpër një truall të veçantë realiteti historik, prirej të gjente përbërësit bashkues të njëra-tjetrës, që të gjitha së bashku u derdhën në lumin e madh të shpirtit dhe psikikës së kombit i cili vërshoi vrullshëm me gjithë erudicionin dhe fuqinë e vet mendore, pikërisht në ato vite të mëdha të historisë sonë. Kjo më bëri të synoja jo vetëm një histori të ngjarjeve, por edhe një histori të kulturës dhe mendimi, të qytetërimit shqiptar. Mund të duket sikur shpesh herë horizonti i kulturës dhe i mendimit zëvendësojnë njër-tjetrin, por e gjitha kjo ka qenë e qëllimtë. Çabej pat shkruar se çdo lëvizje mendore që të konkretizohet, më parë krijon frymën dhe artmosferën e vet. Duke dashur të jem sa më i vëmendshëm në shpalosjen e kësaj frymë dhe atmosfere kulturore që kristalizoi në kohë të ndryshme mendimin shqiptar, herë pas here në libër do të ketë ndërkallje të këtyre horizonteve, por gjithmonë nën funksion të nxjerjes në pah të realitetit krijues të vetë mendimit.   Një shenjë e parë e madhe e truallit pjellor nga ku nisi të lëvrohej mendimi shqiptar, që në kapërcyell të viteve '900, ishte krijimi jo vetëm i modelit të një kulture, por edhe mundësisë për zhvillimin e saj. Bashkë me përpjekjet për shtetin shqiptar, një vepër historike-filozofike "Shqipëria, ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet", përtej të qenit një platformë ideologjike e Rilindjes, do të bëhet edhe modeli për një tjetër realitet e kulturë. Ndërsa motivi përfundimtar që i la shqiptarët të vendosnin për alfabetin e përbashkët sipas parimit një tingull-një shkronjë, do t'u shërbente atyre si një mundësi reale për ta zhvilluar këtë kulturë. Fatkeqësia qe se ky model dhe kjo mundësi do të shoqëroheshin organikisht me një kontrast të dukshëm midis nivelit sipërisht të dallueshëm të mendimtarëve tanë dhe atij të "pamjaftueshëm" të podiumit të cilit ata i drejtoheshin.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Plejad (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 183 45 3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 540
  • Përmasat e librit: 170 x 240 x 43 mm

Njihu me Autorin

Ndriçim Kulla -

Ndriçim Kulla studiues dhe krijues shqiptar. Është lindur në Delvinë. Ka mbaruar shkollën e lartë, Universitetin e Tiranës (dega gjuhë letërsi shqipe). Ka ushtruar profesione të ndryshme, punëtor në minierën e Valiasit në Tiranē rreth shtatē vjet me radhë, mësues në shkollën e mesme të ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania