Blije këtë produkt
1500 Lekë

Histori e Shqipnis ( Botuar nga: Plejad në 2019 )

Autori:  Tajar Zavalani

Shkëputur nga parathënia: Fakti që kombi ynë njihet më pak se një popull fisesh në mes të Afrikës ose të Pacifikut, megjithëqë ndodhet mu në skaj të Evropës, duhet të na bëjë të mendohemi dhe të shqetësohemi. Natyrisht arsyet që e kanë shkaktuar kët gjendje janë të shumta dhe nuk mvareshin prej nesh. Pikësëpari, fqinjët tonë nuk kanë lënë mjet pa përdorur për të na diskredituar në syt e botës dhe duhet të konstatojmë me hidhërim se propaganda e tyre gënjeshtare ka patur efektin e saj. Pastaj dhe shumë libra që janë shkrujtur mbi Shqipërinë, qoftë edhe nga shkrimtarë me qëllime të mira, kanë qenë ose të përciptë ose janë marrë vetëm me një aspekt të jetës sonë shoqnore dhe kombëtare. Ata kanë ndihmuar që përjashta të formohet mendimi se Shqipëria e tërë është banuar nga fise që nuk njohin tjetër veçse hakmarrje dhe grabitje. Gjenerata e shkrimtarëvet seriozë mbi vendin tonë si Miss Durham, zoti Swire, senatori Goddard, nuk ka patur imitatorë në brezin e ri, përveç që edhe rrethanat e sotme nuk lejojnë me studime të shëndosha si të tyreve. Më në fund, librat si ato të Brigadier Davies, Julian Amery, që u shkruan mbas luftës merren me një fazë të kufizuar dhe shumë të turbullt të jetës sonë kombëtare. Literatura e huaj mbi Shqipërinë nuk mund të përtërihet më, meqë komunistët nuk lejojnë me studime të paanshme t’i hetojnë punët në vend dhe të shkruajnë mbas vëzhgimeve dhe ndërgjegjes së tyre. Kështu që paragjykimeve dhe koncepteve të gabuara të së kaluarës u shtohet tani edhe efekti i keq i vepravet stupide dhe kriminale të komunistëve. Kjo gjendje tragjike na ngarkon neve Shqiptarëve që jetojmë në tokë të lirë një barrë shumë të rëndë. Neve na takon të ndriçojmë opinionin e botës së lirë jo vetëm mbi vuajtjet e popullit ndën zgjedhën komuniste, por edhe t’i japim një pasqyrë të vërtetë të historisë sonë. Këtë nevojë e ndjeva që kur erdha në Londër më 1940. Meqenëse puna e përditshme më linte mjaft kohë të lirë, e përdora për të shkruar një histori të Shqipëris nga Kongresi i Berlinit gjer në invazionin e 1939-ës. Meqë Anglishten nuk e zotënoja mirë, m’u desh ta shkruaj Frëngjisht. Një koleg francez e përktheu për mua, por jo me shumë sukses. Teksti u soll në një formë pak a shumë të lexuarshme mbas disa korrigjimeve. Ia ofrova afro një duzine shtëpive botonjëse. Të gjitha ma kthyen duke thënë se nuk mund ta botonin për arsye se nuk ishin të sigurta nëse do të shiteshin mjaft ekzemplarë sa për të nxjerrë shpenximet.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Plejad (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 183 47 7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 544
  • Përmasat e librit: 161 x 240 x 43 mm

Njihu me Autorin

Tajar Zavalani -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania