Blije këtë produkt
600 Lekë

Heroi i përditshmërisë ( Botuar nga: Botime Akropoli i Ri në 2018 )

Përkthyesi:  Irdis Domnori

Në ditët e sotme fjala Hero shpesh keqpërdoret duke u bërë sinonim më tepër i një nevoje të njerëzve për të qenë në aktualitet duke shfrytëzuar një ndodhi sociale, se sa një akt heroik i vërtetë. Delia Steinberg Guzman na flet për vlerën reale të heroizmit. Nuk bëhet fjalë për heroizmin që himnizohet nga poetët e mëdhenj duke ju referuar veprave te medha të vetëmohimit dhe sakrificës, por atij heroizmi të përditshëm. të heshtur dhe entuziast, të ndjeshëm dhe inteligjent, që na frymezon të thyejmë kufijtë e vetes tonë duke korrur kështu fitoret tona të përditshme. Ky libër përfaqëson një shqyrtim të qartë të temave që shqetësojnë njeriun e sotëm. Nga një këndvështrim filozofik leximi i këtyre faqeve na ofron çelësat e një interpretimi më të mirë të vetes tonë. Delia Steinberg Guzman është Drejtuese e Organizmit Ndërkombëtar "Akropoli i Ri" që prej vitit 1991, e cila ka nxitur veprimin e këtij institucioni në fushën e Filozofisë. Kulturës dhe Vullnetarizmit, në më shumë se 60 shtete nga 5 kontinente. Veprat e saj janë përkthyer në mbi 25 gjuhë të ndryshme. Ka botuar artikuj të shumtë në revista dhe gazeta në lidhje me tema mbi filozofinë, muzikën, historinë dhe kulturën në përgjithësi. Ka shkruar më shumë se tridhjetë libra dhe manualë mbi filozofinë praktike, psikologjinë, qytetërimet e lashta, astrologjinë, etj.

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Akropoli i Ri (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 104
  • Përmasat e librit: 140 x 207 x 6 mm

Njihu me Autorin

Delia Steinberg Guzman -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania