Faqja e autorit

Harold Courtenay Armstrong


Harold Courtenay Armstrong (1891-1943) ishte një ushtar dhe shkrimtar britanik, i cili, pasi kishte shërbyer si atashe ushtarak në Indi, para Luftës së Parë Botërore, u dërgua në gadishullin Arabik si oficer zbulimi dhe u zu rob në rrethimin e Kut-it. I kapur nga turqit, ai marshoi si i burgosur, nga jugu i skajshëm i Arabisë, përmes Sirisë deri në Turqi, dhe, pas një përpjekjeje të dështuar shpëtimi, ai u burgos.

Armstrong u largua nga Turqia para përfundimit të luftës dhe më vonë u dërgua përsëri në Stamboll si zëvendësprokuror ushtarak në Komisionin e Lartë Britanik. Ai i ruajti marrëdhëniet me turqit, përfshi edhe Mustafa Qemalin, dhe ishte dëshmitar i ngritjes së Turqisë së Re.

Eshtë autori i disa librave për Turqinë, si "Turkey in travail" (1925), "Turkey and Syria reborn" (1930), "Unending Battle" (1934), dhe "Lord of Arabia"

(1934).

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania