Hajduti dhe rebelja ( Botuar nga: Botime Pegi në 2022 )
Djaloshi 18-vjeçar Niri dhe familja e tij bëjnë një jetë të thjeshtë, por të sigurt, duke punuar në vilën e familjes së pasur Benz. Por kur pandemia pllakos botën, të gjithë lihen në mëshirë të fatit, duke parë në sy honin e një varfërie të skajshme. Ndërsa gjendja e tyre bëhet gjithnjë e më e dëshpëruar, Niri, dikur nxënes manastiri, që respektonte të gjitha rregullat, vendos që të mos presë më duarkryq ndihmat e një qeverie të korruptuar dhe shpërfillese ndaj popullit, madje ai rebelohet edhe ndaj të atit, që tashmë i është dorëzuar fatit të tij.
Çmimi:
1200 Lekë