Blije këtë produkt
1500 Lekë

Ha,ushqehu, rrezato ( Botuar nga: Botimet Living në 2016 )

Autori:  Amelia Freer
Përkthyesi:  Anxhela çikopano

Meritat për pamjen e Sam Smith, Victoria Beckham dhe shumë personazheve të tjerë të njohur shkojnë për dietologen e famshme, Amelia Freer. Eksperienca e saj thuajse dhjetëvjeçare u ka ndryshuar jetën mijëra njerëzve dhe shumë të tjerë presin me padurim të marrin këshilla prej saj. Por çfarë na mëson ky libër mbi mënyrën se si secili prej nesh duhet të ushqehet? 1. Mbani një ditar për mënyrën se si ju ushqeheni dhe do të kuptoni se si ndiheni para dhe pas ushqimeve që konsumoni në dietën tuaj. Ju, gjithashtu do të njihni marrëdhënien tuaj me ushqimin dhe dhe do të zbuloni apo nga çfarë duhet të hiqni dorë fillimisht. 2. Zbuloni se cili model i të ushqyerit ju përshtatet ju. Amelia na mëson se çdo person i përket një modeli i cili pasqyron mënyrën e tij të të ushqyerit. Pasi ju të zbuloni modelin tuaj, do ta keni më të lehtë të kuptoni se cila është rruga që duhet të ndiqni për një dietë të shëndetshme. 3. E njihni filozofinë e të ngrënit shpesh por pak? Amelia nuk është dakord me të. Megjthatë, nëse papritur ju mer uria, ajo do të sugjeronte frutat! 4. Nuk ka pse të jeni perfekt. Nëse ju pëlqen mëngjesi i bollshëm, nuk është shqetësuese për dietën tuaj për aq kohë sa ju e kompesoni atë me një drekë të përshtatshme. 5. Ushqimi i shëndetshëm do ju bëjë më të lumtur. Dieta juaj ndikon në humorin tuaj, në oraret e gjumit, në lëkurë dhe në procesin e tretjes. Zakonet e të ushqyerit do ju bëjnë të ndiheni akoma më mire dhe recetat e Amelisë janë ideale për këtë. 6. Ndiheni i uritur? Ndoshta jeni thjesht i etur. Konsumi i ujit është gjithmonë një zgjidhje e mirë. 7. Bëni sa më shumë ushtrime! Siç këshillon edhe Amelia, nëse mbani dietë por nuk kryeni aktivitet fizike, atëhëre i gjithë mundi juaj është i kotë.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet Living (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-216-03-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 272
  • Përmasat e librit: 190 x 229 x 20 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania