Buy this product
700 Lekë

Gur i zhvendosur ( Published by: in 2009 )

Translator:  Milena Selimi

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Nikola Madzirov-it, janë të ngjashme me ato të nobelistit Tomas Transtromer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret. Der SPIEGEL Madzirov përfaqëson edhe një tjetër zë gjenial nga Ballkani. Poezia e tij bazohet në këndvështrimin specifik nomad që endet mes territoreve nga më të ndryshmet, gjeograflke, kulturore dhe shpirtërore. World Literature Today Poezitë e Nikola Madzirov-it janë si piktura ekspresive; mbushur me përjetime të ngjeshura dhe energjike, sikur burojnë nga imagjinata dhe në të njëjtën çast ato rikthehen sërisht tek ajo, si zogjtë e natës, kapur në grackën e dritës së fareve të automobilëve. "Mbetje të shekullit tjetër jemi ne"- Nikola Madzirov ia del me sukses të na bëjë të besojmë tek kjo. Duhet ta ndjekim këtë poet të talentuar! Adam Zagajewski Nikola Madzirov (1973 Strumë, Maqedoni) përfaqëson një nga zërat më të veçantë dhe më përfaqësues të poezisë së sotme evropiane. Krijimtartia e tij përkthyer në mbi 30 gjuhë dhe është dhe është vlerësuar me çmime të rëndësishme letrare. Në një intervistë për "California Poetics", Madzirov shprehet se:"Heshtja dhe errësira janë dy gjysmat bazë të kodit universal të të kuptuarit. Në heshtje, të gjitha zhurmat janë të barabarta, në errësirë, të gjithë objektet janë të njëjtë. Poezia hap dimensione të reja për rikrijime fjalësh dhe dritë individualiteti. Që të jesh në gjendje të shkruash është e nevojshme të udhëtosh edhe përmes botës, edhe përmes vetvetes”

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Published in: 2009
  • Language: Albanian
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 72
  • Book dimensions: 145 x 235 x 5 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania