Buy this product
1000 Lekë

Gruaja me të bardha I ( Published by: OMSCA-1 in 2018 )

Translator:  Viola Robo

Atje, në mes të rrugës së gjerë dhe të ndritshme, atje, sikur të kishte dalë nga toka ose të zbriste nga qielli, qëndronte figura e një gruaje të vetmuar, e veshur nga koka në këmbë me rroba të bardha. Kështu i riu Uollter Hartrajt takon së pari gruan misterioze me të bardha, në atë që së shpejti u bë një nga romanet me të njohura në mbarë botën.Sekrete, identitete të gabuara, zbulime të habitshme, amnezi, dhoma të mbyllura, dhe një e goroditur e bënë këtë trillim të mistershëm një sukses të menjëhershëm, që kur u botua më së pari dhe që ka vazhduar të tërheqë lexuesin e shumtë deri më sot. Nga predikimi i heroit para mbërritjes së tij në Shtepine e Limerixhit në komplotin e zymtë në lidhje me Laurën e bukur, tensioni frymëzues i tregimit të Collins-t krijoi një zhaner të ri letrar, të cili thellësisht ndikoi në rrjedhën e letërsisë popullore angleze. "Gruaja me të bardha" nga Wilkie Collins ngjalli entuziazëm dhe admirim të madh në lexuesin e gjerë. Edhe lexuesi me menjanës nuk mund të mos tërhiqet nga ky roman, por do të bllokohet këndshëm në ingranazhet e kësaj makine narrative. Fokusuar në ngjashmerinë dhe shkëmbimin e personit mes dy grave interesante - Ana Katherikut fatkeqe, veshur gjithmone me të bardha e bionde dhe Laura e pasur - "Gruaja me te bardha" pati suksesin të fitojë një vend të saj të veçante në letërsinë botërore.

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Publisher: OMSCA-1 (2018)
  • Published in: 2018
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-132-97-0
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 374
  • Book dimensions: 140 x 205 x 30 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania