Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
1000 Lekë

Gruaja me të bardha II ( Botuar nga: OMSCA-1 në 2018 )

Autori:  Wilkie Collins
Përkthyesi:  Viola Robo

Atje, në mes të rrugës së gjerë dhe të ndritshme, atje, sikur të kishte dalë nga toka ose të zbriste nga qielli, qëndronte figura e një gruaje të vetmuar, e veshur nga koka në këmbë me rroba të bardha. Kështu i riu Uollter Hartrajt takon së pari gruan misterioze me të bardha, në atë që së shpejti u bë një nga romanet me të njohura në mbarë botën.Sekrete, identitete të gabuara, zbulime të habitshme, amnezi, dhoma të mbyllura, dhe një e goroditur e bënë këtë trillim të mistershëm një sukses të menjëhershëm, që kur u botua më së pari dhe që ka vazhduar të tërheqë lexuesin e shumtë deri më sot. Nga predikimi i heroit para mbërritjes së tij në Shtepine e Limerixhit në komplotin e zymtë në lidhje me Laurën e bukur, tensioni frymëzues i tregimit të Collins-t krijoi një zhaner të ri letrar, të cili thellësisht ndikoi në rrjedhën e letërsisë popullore angleze. "Gruaja me të bardha" nga Ëilkie Collins ngjalli entuziazëm dhe admirim të madh në lexuesin e gjerë. Edhe lexuesi me menjanës nuk mund të mos tërhiqet nga ky roman, por do të bllokohet këndshëm në ingranazhet e kësaj makine narrative. Fokusuar në ngjashmerinë dhe shkëmbimin e personit mes dy grave interesante - Ana Katherikut fatkeqe, veshur gjithmone me të bardha e bionde dhe Laura e pasur - "Gruaja me te bardha" pati suksesin të fitojë një vend të saj të veçante në letërsinë botërore.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: OMSCA-1 (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 325
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 28 mm

Njihu me Autorin

Wilkie Collins -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania