Gruaja e kolonelit ( Botuar nga: Dituria në 2023 )
Laponi, natë. Para oxhakut, një grua ripërshkon me mendje jetën e vet të gjatë: historinë e dhimbshme të dashurisë, që ka në sfond faqet e errëta të historisë së gjysmës së parë të shekullit XX, ato të një Finlande të shtrydhur midis Rusisë dhe Gjermanisë. frymëzimin nacionalist e antikomunist të "të Bardhëve", me të cilin u ushqye në familje, në vitet 1910, ndërkohë që në kampet verore të vullnetarëve për atdheun merrte leksione shoviniste e maskiliste; dhe pastaj... infektimin nga nazizmi. Më pas, nuk qe e vështirë për të, të gjente mishërimin erotik dhe sentimental te koloneli i pasur, i fuqishëm e autoritar, shumë më i madh se ajo, njç i njohur i të atit në Gjermani, kur stërviteshin për të luftuar rusët.
Çmimi:
800 Lekë