Buy this product
600 Lekë

Grimca nga lashtësia ( Published by: Plejad in 2018 )

Author:  Grup autoresh
Translator:  Ilirjana Angoni

Kur shpërtheu lufta midis Romakëve dhe Albanëve, Tullus Hostili, mbreti i Romakëve si dhe Metius Fufeti, mbreti i Albanëve, vendosën që ti jepnin fund luftës duke zhvilluar luftime një me një. Ndër Romakët ishin vëllezërit trinjakë, të quajtur Horacet, kishte edhe ndër Albanët trinjakë të quajtur Kuriatet. Fati i luftës, me miratimin e dy mbretërve, iu besua këtyre. Me sulmin e parë u vranë dy nga vëllezerit Romake si dhe u plagosën lehtë edhe tre vëllezërit Albanë. Horaci, i vetëm, ndonëse ishte jo i plagosur nuk guxoi të vijonte luftimin i vetëm, sepse ishte i pabarabartë një me trë, por duke bërë një arrati te rreme, i vrau një nga një armiqtë që e ndoqën pas. Më pas u kthye në Romë, ngarkuar më prenë e luftës, kur hasi me motrën, e cila ishte e fejuar me një nga Kuriatët. Kur vajza pa mbi supet e vëllait mantelin e të fejuarit - të cilin e kishte punuar vete - nisi të shkulte flokët dhe të vajtonte për djaloshin që ia kishin rrëmbyer. I xhindosur nga kjo gjë, i vëllai e vrau me shpatë. Kur u dënua nga Dumviret, meqënëse mbreti Tullus ishte ngurrues, iu bë thirrje popullit që Horacio të lirohej, mëshumë prej admirimit për virtutin e tij, sesa nga e drejta prej procesit gjyqesor.

Price: 600 Lekë
Buy this product
600 Lekë

Product Details

  • Publisher: Plejad (2018)
  • Published in: 2018
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-183-40-8
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 130
  • Book dimensions: 140 x 204 x 7 mm

More About the Author

Grup autoresh -

All rights reserved. © 2015 Library Albania