Buy this product
1000 Lekë

Gravura nga Buenos Airesi ( Published by: Pika pa sipërfaqe in 2021 )


Gravura nga Buenos Airesi, i shkruar më 1933, është një mbushulli me imazhe e përjetime nga epoka ku kryeqyteti i Argjentinës po shndërrohej në një metropol modern. Me përpikërinë e artit të gravurës, Arlt-i ka ditur të na japë një prozë të mrekullueshme: gjuha e gjallë e stili i mprehtë i japin jetë një proze të stilizuar e të hollë që pikturon detajet e jetës së përditshme të Buenos Airesit. Kumarxhinj, hajdutë, xhambazë, spekulantë, bjerrakohës, nga njëra anë, e njerëz të rëndomtë, zanatçinj, policë, të dashuruar, ëndërrimtarë, prindër, fëmijë e të rinj, nga ana tjetër, mbushin afreskun me ngjyra të forta përmes së cilit Arlt-i ngre dyshime për nevojën dhe mënyrën se si po merr formë modernizimi: elektrifikimi, telefoni, ngritja e ndërtesave të larta sfidojnë vlerat dhe monumentet e mënyrave të vjetra të jetesës, të cilat bëjnë çmos të mos bien në harresë, po nga ana tjetër nuk duan të marrin pjesë në ndërtimin e të ardhmes. Kemi të bëjmë me një libër plot dhimbje, humor, melankoli, optimizëm, pasuri e mjerim, që përcjell ndryshimet e thella të fillimshekullit, jehona të kulturës evropiane të përtejoqeanit. "Jeta e një populli" që ndien tek i shket dheu nën këmbë.

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Pika pa sipërfaqe (2021)
  • Published in: 2021
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 185 85 3
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 288
  • Book dimensions: 136 x 205 x 22 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania