Gratë janë më të forat se mallkimet ( Botuar nga: Sfida në 2020 )
DETI ËSHTË GRUA
Deti i mban të gjitha!/
Në bark:/
gjallesat, errësirën, enigmat, intrigat.../
Në shpinë:/
divorcet, dashuritë, mosmirënjohjet trishtimin e qyteteve, mjegullat mendore.../
Sa vështirë të jesh det!/
Det i shpirtit, Det i dhimbjes, Deti është grua!/
Shkon në gjumë me dhimbje, zgjohet në dhimbje /
Gjithmonë na pret me buzëqeshje në pëshpëritjet tona/
Vetëm deti e di kur vijnë erërat dhe yjet, /
kur qiejt janë të argjendtë dhe të shtresuar, /
Vetëm deti e di sa të bukur mund të vijnë agimet, /
bashkë me eksitimin nëpër erë të barabelave.
Çmimi:
700 Lekë