Blije këtë produkt
800 Lekë

Globalizimi ( Botuar nga: UETPRESS në 2012 )

Autori:  Adrian Civici

"Hannibal ante portas"... shprehja e njohur dëshpëruese e romakëve mbas humbjes së betejës së Canne-s në zonën e Puljes, duke pritur që Hanibali, armiku i tmerrshëm të shfaqej përpara portave të Romës,'qytetit të përjetshëm". Më vonë, kjo shprehje filloi të përdorej në një kuptim e përmbajtje shumë më të gjerë duke nënkuptuar frikën për ardhjen e një rreziku të madh ose të një ngjarjeje apo fenomeni pozitiv që mund të ndryshonte qytetin, shtetin, kontinentin apo dhe vetë botën. GLOBALIZIMI është prezent e po ndikon sot gjithçka të jetës sonë të përditshme në të gjitha aspektet e nivelet... është në plot kuptimin e fjalës përballë çdo porte në gjithë botën.....Të bëjmë sikur nuk ekziston?...të kemi frikë prej tij?......apo të"miqësohemi"e te"bashkëjetojmë" me të duke përfituar maksimalisht? Në fund të fundit, a e njohim sa duhet dhe a jemi të qartë se si shfaqet?... se çfarë përfaqëson në vetvete Globalizimi?....se cili përfiton dhe cili humbet prej tij? Këtyre pyetjeve e pikëpyetjeve tenton t'i përgjigjet ky libër. "Globalizimi është i pashmangshëm dhe i pakthyeshëm. Ne jetojmë tashmë në një botë të ndërlidhur e ndërvarur në shkallë planetare. Gjithçka që ndodh në një vend të saj prek jetën dhe të ardhmen e të gjithë njerëzve kudo që ndodhen. Kur vlerësojmë apo gjykojmë masat e adoptuara në një mjedis të dhënë, ne duhet të marrim patjetër parasysh reagimet dhe pasojat në pjesën tjetër të botës. Asnjë shtet apo territor sovran, sado i gjerë, sado i populluar, sado i pasur që të jetë, nuk mund të mbrojë i vetëm kushtet e jetesës, sigurinë, prosperitetin afatgjatë, modelin social apo dhe vetë ekzistencën e qytetarëve të tij. Varësia jonë e përbashkët shtrihet tashmë në çdo skaj të planetit."- Zygmunt Bauman, Sociolog.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: UETPRESS (2012)
  • Botuar në: 2012
  • ISBN-13: 978-99956-39-00-6
  • Nr. faqe: 285
  • Përmasat e librit: 0 x 0 x 0 mm

Njihu me Autorin

Adrian Civici -

Adrian Civici është doktor në shkencat ekonomike akorduar nga ENSA, Montpellier (Francë, 2002) dhe doktor në ekonomi agrare akorduar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (Tirane, 1993). Në vitin 1995 merr titullin “Profesor i Asociuar” dhe nga viti 2011, mban titullin “Profesor” në shkencat ekonomike. ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania