Blije këtë produkt
550 Lekë

Gjyshi im ishte një pemë qershie ( Botuar nga: Albas në 2021 )

Autori:  Angela Nanetti
Përkthyesi:  Lejbjana Braho

Tonino kishte kaluar te gjyshi në fshat një verë fantastike, madje më të bukurën e jetës së tij. Kur lindi nëna e tij, gjyshi mbolli një pemë qershie. Që nga ai çast, ajo pemë u bë pjesëtare e familjes. Në mendjen e tij prej fëmije, kur dikush vdiste, shndërrohej në diçka që e ka dashur shumë në jetë. Prandaj edhe ai mendonte se gjysh Oktaviani ishte një pemë qershie. Kur komuna donte ta priste pemën e qershisë, Tonino bëri çmos që ajo të mos prekej dhe të mbetej përgjithmonë aty, në oborrin e gjyshit. Askush nuk mund ta cenonte atë pemë. Në çdo degë të saj ruheshin kujtimet, aromat, ndjesitë e bukura të një fëmije, i cili ndihej me fat që kishte një gjysh, që i mësoi të donte natyrën dhe të ndiente gjithë zërat e saj. Mbi të gjitha, e mësoi që të dëgjonte frymëmarrjen e pemëve...

Çmimi: 550 Lekë
Blije këtë produkt
550 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Albas (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 02 967 6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 122
  • Përmasat e librit: 145 x 205 x 12 mm

Njihu me Autorin

Angela Nanetti -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania