Blije këtë produkt
800 Lekë

Gjurmime filologjike (Për letërsinë e vjetër arbëreshe) ( Botuar nga: Çabej në x )

Autori:  Matteo Mandalà

Një përmbledhje e punimeve bashkëkohore lidhur me letërsinë e vjetër arbëreshe, disa të botuara së fundmi dhe disa të tjera që botohen këtu për herë të parë. Autori i është përmbajtur metodës së analizës ekdotike, duke marrë në shqyrtim periudhën historike, përkatësinë siciliane të autorëve, rrethanën përse veprat e tyre kanë mbërritur të gjitha në dorëshkrim si dhe faktin që ato vepra dokumentojnë njërën prej fazave më të begata e më të dobishme të historisë së albanologjisë, atë të origjinës. Kjo vepër synon ta sjellë këtë metodë studimi si një risi. Duke iu përmbajtur kësaj metode në botimet kritike të veprave të autorëve më në zë të letërsisë romantike arbëreshe, nga Jeronim de Rada te Zef Serembe, nga Gavril Dara te Zef Skiroi, nga Françesko Krispi Glaviano te Françesko Antonio Santori, lexuesve u jepen këto vepra në formën e tyre të pacënuar.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Çabej (x)
  • Botuar në: x
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 99927-33-78-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 386
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 24 mm

Njihu me Autorin

Matteo Mandalà -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania