Blije këtë produkt
1000 Lekë

Gjumi mbi borë ( Botuar nga: Onufri në 2016 )

Autori:  Ridvan Dibra

Tekstet e kësaj përzgjedhjeje, intermexo aktive në rrugën krijuese të një autori të konfirmuar, janë të shkurtër, nga një deri në tetë faqe. Të rrjedhshëm dhe të drejtpërdrejtë. Shumëtrajtësh: diku teksti merr formën e një aksiome morale, diku të një parabole të rrasët, tjetër kund të një dialogu absurdizues, e diku tjetër të një rrëfimi të dyfishtë asimetrik, procedim me të cilin Ridvan Dibra na ka befasuar paradokohësh me librin  Sesilja sexonic . Si fill organizues për tërësinë e vëllimit shërben parimi i lexueshmërisë, ngushtësisht i lidhur me dëshirën e autorit për të qenë i kuptueshëm dhe i kuptuar. Në këtë pikë, jemi dakord: në letërsinë e sotme, post modernizmi po shfaq shënja urtësimi; si me thënë, po standardizohet, po priret kah format funksionuese, në të mirë të vet dhe të lexuesit.nArdian Marashinn Ridvan Dibra sjell në prozën shqipe, për herë të parë të asimiluar plotësisht, përvojën e prozës moderne të tipit të Kafkës e Kamysë, të pasuruar me elemente të prozës post moderne si citati e pastishi. Beletrist i lindur, ai është zotërues i rrallë i teknikës së shkrimit post modern... nAgim Vincann & Dibra ka një dorëshkrim dhe mjeshtëri prozatori nga më brilantet në letrat shqipe .nShkëlzen Maliqinn Parabolat e Ridvan Dibrës, për nga sintetizimi dhe vrullimi i imagjinatës, të kujtojnë parabolat e Kafkës apo skicat enigma të Apdajkut. Dhe këtë ngjashmëri e përmendim me kuptimin e mirë që kanë paralelizmat në fushën e letrave, si ngjashmëri tipologjike, lidhur me një dukuritë re në letërsinë tonë .nBashkim Shehunn Romanet dhe vëllimet me tregime, novela e parabola i kanë dhënë shkrimtarit Ridvan Dibra një vend të rëndësishëm në këtë zhanër letrar të shqipes& Lexuesi ka kënaqësinë që takon po atë prozator të talentuar, me mundësi të dallueshme epike, por njëherite dhe të ndryshëm, të përtërirë sidomos në rrafsh të idesë dhe teknikës narrative  .Ali Aliu

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-4354-5-3
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 144
  • Përmasat e librit: 145 x 220 x 22 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania