Buy this product
1200 Lekë

Gjenikonomia ( Published by: in 2017 )


Në këndvështrimin e Levitt-it, ekonomia është një shkencë e cila na jep mjete të shkëlqyera për të gjetur përgjigje, por me një mangësi të thellë pyetjesh interesante. Dhuntia e tij më e veçantë është aftësia për të bërë pyetje. Për shembull: Nëse shpërndarësit e drogës fitokan aq shumë para, pse atëherë ende jetojnë me mamatë? A është më e rrezikshme një armë zjarri apo një pishinë? Cila ishte arsyeja e vërtetë e rënies së kriminalitetit gjatë dhjetëvjeçarit të fundit? A përpiqen agjentët e shitjes së pasurive të paluajtshme me mish e me shpirt për të mirën e klientit? Pse prindërit me ngjyrë u vënë fëmijëve emra që mund t'ua pengojnë përparimin në karrierë? A mashtrojnë mësuesit e shkollave për të kapur standarde të larta në provime? A është i korruptuar sporti i mundjes Sumo? Shumë njerëz - përfshirë edhe një numër të madh kolegësh të tij - mund të mos e klasifikojnë veprën e Levitt-it si ekonomi e mirëfilltë. Ai ka arritur ta thjeshtojë këtë shkencë të ngatërruar në qëllimin e saj thelbësor: të shpjegojë se si njerëzit arrijnë atë që duan. Ndryshe nga shumica e akademikëve, ai nuk ka frikë të mbështetet në vëzhgimet e nxitura nga kureshtja vetjake. Po ashtu ai nuk ka frikë nga tregimet dhe historitë gazmore (edhe pse u trembet përllogaritjeve matematike). Ai vë në plan të parë intuitën. Gërmon në një grumbull të dhënash dhe nxjerr që andej një histori që s'ia kishte zënë syri askujt. Ai gjen një mënyrë për të matur dukuri që ekonomistë veteranë i kishin shpallur si të papërcaktushme. Interesi i tij kryesor, edhe pse ai thotë se kurrë nuk është marrë vetë me to - është mashtrimi, korrupsioni dhe krimi.

Price: 1200 Lekë
Buy this product
1200 Lekë

Product Details

  • Published in: 2017
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9951-721-30-1
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 360
  • Book dimensions: 133 x 205 x 29 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania