Blije këtë produkt
700 Lekë

Gjenerali i ushtrisë së vdekur ( Botuar nga: Onufri në 2015 )

Autori:  Ismail Kadare

Gjenerali i ushtrisë së vdekur doli për herë të parë në bullgarisht (1966), në serbisht (1968) dhe në turqisht (1968), kur në Shqipëri nuk ishin fashitur vërejtjet e kritikës së realizmit socialist, madje në bullgarisht, kur shkrimtari ende nuk kishte nxjerrë motërzimin e tij të dytë (1967), që është motërzimi kryesor. Bullgarishtja është gjuha e parë që i hapi dyert për librin  Gjenerali i ushtrisë së vdekur , romanit më të njohur në botë të Kadaresë, kurse gre-qishtja është e katërta midis gjuhëve të botës, konkretisht pas frëngjishtes, anglishtes dhe gjermanishtes, në të cilën janë përkthyer më tepër tituj prej tij. Por gjuhët dhe letërsitë ballkanike nuk kishin as mundësinë dhe as besu-eshmërinë e mjaftueshme për ta përcjellë përtej gadishullit të tyre. Në këtë endje prove  Gjenerali i ushtrisë së vdekur , sikurse dhe romanet e tjerë më vonë, kërkonte hapësirat e veta të mëdha për të cilat ishte krijuar, pasi Ballkani dashamirës dhe djepi i tij ishte i ngushtë për të. Shqipëria zyrtare, që i kishte rrënuar urat kulturore të ndërsjellta me krejt Perëndimin, vetëm me Francën kishte lejuar një lloj marrëdhënieje. Kjo urë ndërlidhjeje e paprishur plotësisht, sikurse edhe botimi frëngjisht në Tiranë që pati  Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1968) e ka lehtësuar mbërritjen e tij, pikërisht, në Francë, në qendrën botërore të provës dhe të miratimit të vlerave të mëdha letrare.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-186-55-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 280
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 19 mm

Njihu me Autorin

Ismail Kadare - 28 Janar 1936

smail@gmail.com - www.kommeshkrujt.al

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania