Blije këtë produkt
1200 Lekë

Gjak i keq ( Botuar nga: Botart në 2020 )

Autori:  John Carrreyrou
Përkthyesi:  Ino Gramozi

Në vitin 2014, themeluesja dhe CEO e "Theranos"-it, Elizabeth Holmes-i, konsiderohej gjerësisht si Steve Jobs-i i radhës: ishte gjeniu që braktisi studimet në Universitetin e Stanfordit dhe kompania e saj e re, ose "njëbrirëshi", premtonte të revolucionarizonte industrinë e mjekësisë përmes pajisjes së saj inovative, e cila arrinte të kryente të gjithë gamën e analizave laboratorike vetëm me një pikë gjaku. Të mbështetur nga investitorë, të tillë si Larry Ellison dhe Tim Draper, në një raund për mbledhjen e fondeve, "Theranos"-i shiti aksione që e bënë kompaninë të vlerësohej me më shumë se 9 miliardë dollarë, duke e vendosur vlerën e Holmes-it përafërsisht në 4,5 miliardë dollarë. Por kishte një problem: teknologjia në pajisjen e re nuk po funksiononte. Rezultatet e gabuara i vinin pacientët në rrezik, shkaktonin diagnostikime të pasakta dhe trajtime të panevojshme. Gjatë gjithë kohës, Holmes-i dhe partneri i saj, Sunny Balwani, punuan fort që të heshtnin këdo që shprehte dyshime - nga gazetarët e deri te punonjësit e tyre. I raportuar me rreptësi dhe i shkruar pa frikë, "Gjak i keq” është historia mbërthyese e mashtrimit më të madh të korporative që nga "Enron"-i. Është një rrëfim i ambicies dhe i arrogancës që kanë zënë vend mes premtimeve guximshme të Silicon Valley.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botart (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 286 73 4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 370
  • Përmasat e librit: 148 x 208 x 30 mm

Njihu me Autorin

John Carrreyrou -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania