Blije këtë produkt
500 Lekë

Gënjeshtra të bardha ( Botuar nga: Albas në 2019 )

Autori:  Sevi Lami Agolli

Një ditë në kopsht të gjithë po tregonin për motra a vëllezërit e tyre, kurse Ameli nuk kishte as motër, as vëlla. Kishte "mbetur e fundit" në kopsht dhe kjo gjë e mërziste. Kështu, ajo nisi kërkimet për motrën a vëllanë e saj. Mjaftoi një "gënjeshtër e vogël" e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh... Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të bardha, që i thanë prindërit e saj, duke qenë se ata mendonin se Ameli ishte e vogël për ta kuptuar të vërtetën. 4 tregime gazmore, të frymëzuara nga 4 pyetje që çdo fëmijë ua bën prindërve të tij. Ilustrimet nga Geraldina Mehmeti.

Çmimi: 500 Lekë
Blije këtë produkt
500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Albas (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 300 83 6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 64
  • Përmasat e librit: 140 x 200 x 5 mm

Njihu me Autorin

Sevi Lami Agolli -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania