Blije këtë produkt
1000 Lekë

Gënjeshtarë të vegjël ( Botuar nga: Toena në 2019 )

Autori:  Fatos Kongoli

Shkrimtari ynë i mirënjohur Fatos Kongoli, vjen me romanin e radhës, "Gënjeshtarë të vegjël", Eshtë një aventurë kryeqytetase e protagonistit të librit, Alpinit ose Alpit siç e thërrasin, një i ri me origjinë nga fshati. Aventurë që zgjat plot dymbëdhjetë vjet, në kërkim të një ekzistence të re, në fillim si student, më pas i punësuar në një nga ndërmarrjet e mëdha të kryeqytetit. Në kërkim gjithashtu të qenies ideale të ëndrrave të tij, një vajze që nuk e njeh, nuk e ka takuar kurrë, por që e përfytyron si një qenie me "bonsens". Në këtë rrugëtim atij i shfaqen njëra pas tjetrës Viola, më tej Rovena, në fund Ema. Dashuritë e zhdukura nëpër botë pa lënë gjurmë të protagonistit. Edhe në këtë roman të ri, përmes një proze që të mbërthen nga fillimi në fund, Kongoli shpalos mjeshtërisht një tablo të realitetit të sotëm shqiptar. Një realitet i egër, me problemet e shumta dhe kontrastet e thella. Individi i zakonshëm është tepër i dobët, pothuaj i pambrojtur në këtë realitet, në mëshirë të më të fuqishmëve. Po kush janë gënjeshtarët e vegjël?

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Toena (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789928277350
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 286
  • Përmasat e librit: 122 x 202 x 25 mm

Njihu me Autorin

Fatos Kongoli -

Fatos Kongoli lindi më 12 janar 1944 në Elbasan, është shkrimtar dhe matematikan shqiptar. Kongoli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese "Naim ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania