Faqja e autorit

Gaqo Apostoli


GAQO APOSTOLI, profesionist i spikatur në fushën e inxhinierisë, politikan i njohur në vitet e pluralizmit, deputet i Kuvendit në tri legjislatura (1992-1996; 1997-2001 dhe 2001-2005) dhe anëtar i kabinetit qeveritar (1997-1998) . Ndërkaq, emri i tij ka lënë gjurmë edhe në fushën e artit. Hobi i tij janë letërsia dhe muzika. Poezitë e fillimit i ka botuar rreth katër dekada më parë, në gazetën "Drita", në vitin 1971, dhe më pas në revistën "Nëntori", gazetën "Studenti" etj. Publiku shqiptar e ka njohur edhe përmes teksteve të këngëve të kompozuara prej artistëve të mirë-njohur, si Limos Dizdari, Tish Daija, Agim Krajka, Flamur Shehu dhe Gazmend Mullaj etj., disa prej të cilave kanë fituar çmime të para në festivalet e pranverës, në koncertet
e majit apo në anketat muzikore ndër vite.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania