Fuqia e dashurisë ( Botuar nga: Vllamasi në 2019 )
“Poezitë e Gaqo Apostolit mbeten këngë, sepse kur i lexojmë ndjejmë të përfshihemi nga bota e muzikës, nga gjuha e saj universale, ku dashuria dhe bukuria e
saj hyjnore janë vetë kuptimi i jetës.
‘Kisha shekuj që të kërkoja në gjithësi./
dhe kur të gjeta/
ndjeva menjëherë,/
se do të të humbisja përsëri...’
Ashtu si në këngët e hershme kur njeriu i këndonte dashurisë, mrekullisë së krijimit, ndjenjës gjithëpërfshirëse të qenies në plotni të bukurisë të saj, edhe sot njeriu endet në kërkimin e tjetrit për të mbetur në harmoni të përsosur pavarësisht frikës së humbjes.
Dashuria si mesazh hyjnor, është ajo çka ne mbartim me vete në rrugëtimin tonë kudo qofshim, shoqëruar nga frika e madhe e humbjes dhe kërkimit të përhershëm.” -Entela Kasi
Çmimi:
500 Lekë