Blije këtë produkt
1200 Lekë

Fundi i verës ( Botuar nga: Fan Noli në 2010 )

Autori:  Danielle Steel
Përkthyesi:  Hygerta Sako

Fjalët e tij po i vinin në vesh si një mërmërimë. "Kujdesu për veten. Të dua..." "Edhe unë të dua." Pastaj u përqafuan fort, pa thënë më asgjë. "Nuk dua që ti të ikësh, Dina, por nëse do të rrish edhe pak, nuk do të jem më i zoti... të lë të shkosh." Vuri re se Beni i kishte sytë të përlotur e po ashtu edhe ajo. Duhej ta vështronte, duhej ta dinte se ishte ende aty. Nuk u përmbajt dot dhe iu hodh përsëri në krahë. "Ben, të dua." E shtrëngoi gjithë afsh, pastaj u shkëput ngadalë dhe e vështroi gjatë duke ndier vuajtje në zemër. "Mund të të them se këta muaj i kanë dhënë kuptim gjithë jetës sime?" "Po, mundesh." I buzëqeshi dhe e puthi te maja e hundës.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2010)
  • Botuar në: 2010
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-86-20-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 336
  • Përmasat e librit: 145 x 206 x 24 mm

Njihu me Autorin

Danielle Steel -

Danielle Steel lindi më 14 gusht 1947 në New York City, është shkrimtare amerikane e romaneve romantike. Romanet e Danielle Steel janë shitur në miliona kopje një dhjetëra gjuhë dhe kanë patur gjithmonë një vend mes librave më të shitur që nga vitet ’80. Steel e filloi karrierën e vet ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania