Blije këtë produkt
600 Lekë

Ftesë përmes reve ( Botuar nga: Botime Fishta në 2012 )

Autori:  Mehmet Elezi

Kurrë më përpara s'ishte folur a shkruar për kalimin e ndonjë jashtëtokësori mbi qytetin e tyre. Në kronikat e lashta mbi farin e moçëm e mbi teatrin e nëndheshëm nuk përmendet. Historianët përshkruajnë me hollësi betejën e Qezarit me Pompeun, gjakun që shkumoi, ja, bash aty, po për vizitor qiellor? Kurrnjë fjalë. Në fletëpalosjet e zyrës së turizmit lavdërohet vera me aromë mesdhetare dhe peshqit që shkrihen në gojë, zogjtë e detit, anijet e shpejta ilire dhe shtatoret me bukuri qiellore. Për jashtëtokësorë? Askund. Tashti ekranet do të ushtojnë. Reporterë me mikrofona e kamera. Pamje të qiellit, intervista. Si ishte, si? Të gjitha gazetat kryesore botojnë të nesërmen foto të sendit fluturues.

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Fishta (2012)
  • Botuar në: 2012
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-161-08-6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 164
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 12 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania