Blije këtë produkt
1200 Lekë

Forca e karakterit, Fuqia e pasionit dhe këmbënguljes ( Botuar nga: Minerva në 2019 )

Autori:  Angela Duckworth
Përkthyesi:  Blendi Lami

Krejtësisht i ri dhe origjinal... Forca e karakterit pastron paragjykimet se sa larg mund te na çoje potenciali ynë ... Blijeni. jepuni kopje miqve tuaj dhe tregojini botës se ka në fakt, shpresë.Të gjithë mund të shkëlqejme". -SUSAN CAIN. autore e librit "Quiet: The Power of Introverts in aWorld That Can't StopTalking' "Forca e karakterit është një përgjigje bindese dhe e mahnitshme ndaj kultit të fondamentalizmit të IQ-së (koeficienti i inteligjencës). Duckworth na kujton se karakteri dhe këmbëngulja i veçojnë të suksesshmit". —MALCOLM GLADWELL. autor i librave 'The Tipping Point, 'Blink' dhe 'Outliers" "Forca e karakterit do t'ju ndryshojë jetën. Ky libër magjepsës, rigoroz dhe praktik, është i destinuar të bëhet një klasik në literaturën e suksesit". -DAN HEATH. bashkautor i librave 'Made to Stick', 'Switch', dhe 'Decisive' "Tërësisht mahnitës, frymëzues dhe origjinal... Sapo të nisni të lexoni librin Forca e karakterit, nuk do ta hiqni dot nga duart". -AMY CUDDY, pedagoge në Harvard Business School dhe autore e librit "Presence" Në këtë libër të domosdoshëm për këdo që kërkon të arrijë sukses, psikologja pioniere, Angela Duckworth, u tregon prindërve, studentëve, edukatorëve, atletëve dhe biznesmenëve (me dhe pa përvojë), se sekreti i arritjes së jashtëzakonshme nuk është talenti, por kombinimi i veçantë i pasionit dhe këmbënguljes të cilën ajo e quan "forcë karakteri, vendosmëri". Duke marrë nga historia e saj personale si vajza e një shkencëtari që ia vinte shpesh në dukje mangësinë e "gjenisë", Duckworth, tashmë një studiuese dhe pedagoge e mirënjohur, përshkruan përvojat e saj të hershme që i hapën sytë në mësimdhënie, konsultime për bizneset dhe në neuro-shkencë, dhe që çuan drejt hipotezës se ajo çfarë e sjell suksesin nuk është "gjenia", por një kombinim unik i pasionit dhe këmbë-nguljes afatgjatë. Në librin Forca e karakterit, ajo e çon lexuesin në terren që të vizitojë kadetët që sfiliten nga ditët e para të trajnimit në Ëest Point, mësuesit që punojnë në disa nga shkollat më të vështira, dhe finalistët e vegjël në Konkursin Kombëtar të Gërmëzimit. Ajo gjithashtu shfrytëzon informacione të mrekullueshme nga historia dhe tregon se çfarë mund të mësohet nga përvojat moderne në performancën e lartë. Së fundmi, ajo ndan ato që ka mësuar nga intervistat që ka kryer me dhjetëra persona të suksesshëm, që nga CEO-ja i bankës J. P. Morgan, Jamie Dimon, karikaturisti i revistës New Yorker, Bob Mankoff, te trajneri i skuadrës Seattle Seahawks, Pete Carroll.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Minerva (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 265 20 3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 304
  • Përmasat e librit: 151 x 235 x 26 mm

Njihu me Autorin

Angela Duckworth -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania