Buy this product
700 Lekë

Flaut vertebrash ( Published by: Uegen in 2010 )

Translator:  Faslli Haliti

Fragment nga libri: Prolog Juve, të gjithave që pëlqeni ose jeni të pëlqyera, ikona të ruajtura nga shpirti, brenda zgavrave të tij; me një dolli për shëndetin tuaj, ngre kafkën nga shpërthejnë këngët dhe pi. Pyes veten përsëri e përsëri mos është më mirë të ve majën e një plumbi në qenien time. Pikërisht sot unë do të jap një koncert lamtumire. Mblidh, o kujtesë, në rreshta të gjatë, brenda korridorit të trurit femrat që ke dashur dhe gratë, Sy më sy derdhe harenë tënde. Shndërroje natën në dasmë antike. Zbraze nga trupi në turp , gëzimin tënd. Qoftë kjo natë e paharrueshme, gazmore. Sot unë do t'i bie flautit të shtyllës sime kurrizore. 1. Mijëra rrugë zhubravis duke ecur, Ku ta fsheh ferrin që kam brenda vetes? Cili Hofman hyjnor të krijoi, o grua djallëzore, ty? Janë të ngushta rrugët nga stuhia e gëzueshme. Njerëz të veshur luks mbushin dhe mbushin festën plot. Unë mendoj. Cirka gjaku, mendime të sëmura dhe të mpiksura më zvarriten jashtë koke sot. Unë. çudibërësi i krejt asaj që është festë, të shkoj në festë s'kam me kë. Do të hidhem përtokë dhe kokën mbi kalldrëm do ta bëj pre ! Kam blasfemuar, kam bërtitur se Zoti s' ekziston dhe Zoti thirri nga humnerat e hidhura një grua, të tillë sa mali përballë saj tronditet, gjëmon. Ma solli dhe më tha Që unë ta dua.

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Publisher: Uegen (2010)
  • Published in: 2010
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-99956-52-24-1
  • Format: Hardcover
  • Page nr.: 188
  • Book dimensions: 145 x 213 x 21 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania